Në raportin e policisë thuhet se, të martën në Ferizaj një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku i kanë vjedhur gjëra të vlefshme.
“Viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie për të cilën kishte leje”, thuhet në raportin e policisë, përcjell “Bota sot”.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin, ndërkaq të dyshuarit ndodhen në arrati.