Kontrabandë me mallra ushqimore, arrestohen dy serbë në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Kontrabandë me mallra ushqimore, arrestohen dy serbë në Zubin Potok

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Dy persona të komunitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, pasi që gjatë kontrollit në automjetin transportues që drejtohej nga njeri prej të dyshuarve, është gjetur një sasi e pijeve të ndryshme dhe mall ushqimor për të cilat nuk posedonin dokumente përcjellëse dhe se dyshohet se janë futur rrugëve ilegale.

Automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt. 

Rasti siç njofton Policia, ka ndodhur pasditen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat