Tiranë/ Vidhnin kompaninë celulare me karta rimbushëse, arrestohen 9 persona

Kronikë e zezë

Tiranë/ Vidhnin kompaninë celulare me karta rimbushëse, arrestohen 9 persona

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:08
Ilustrim

Bien në pranga 9 persona, të cilët akuzohen për veprën penal “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Mësohet se personat në fjalë janë hetuar nga krimi ekonomik dhe janë arrestuar pasi kanë qenë ne hetim.

Njoftimi i plotë i Policisë

Operacion policor i koduar “Çentralisti” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohen 9 shtetas për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë shpallen në kërkim. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, finalizoi operacionin policor të koduar “Çentralisti”, ku u ndaluan shtetasit:

F., 36 vjeç, banues në Tiranë

V., 30 vjeç, banues në Fier

K., 33 vjeç, banues në Tiranë

A., 27 vjeç, banues në Tiranë

B., 35 vjeç, banues në Tiranë

D., 34 vjeç, banues në Tiranë

S., 22 vjeç, banues në Tiranë

G., 38 vjeç, banues në Tiranë

O., 25 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e lartpërmendur kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat