Ndërron jetë në QKUK i aksidentuari javë më parë në Bresalc

Kronikë e zezë

Ndërron jetë në QKUK i aksidentuari javë më parë në Bresalc

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili javë më parë kishte marrë lëndime të rënda në një aksident trafiku në Bresalc.

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili javë më parë kishte marrë lëndime të rënda në një aksident trafiku në Bresalc.

“Lagjja e ‘Myhyrëve’, Bresalc 12.02.2019-19:30. Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte i hospitalizuar në QKUK,  i njëjti me 26.02.2019 ka ndërruar jetë.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat