Policia tregon sa kilogramë drogë ka kapur në Skenderaj

Kronikë e zezë

Policia tregon sa kilogramë drogë ka kapur në Skenderaj

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje lidhur me këtë operacion ka dhënë Policia e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë konfiskuar 10 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë  (10 kg. 835 gramë)”, ka njotuar Policia.

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët  dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të arrestuarit nga policia janë:

A.L.                viti i lindjes  1956                   m/k/sh,

K.L.                viti i lindjes  1993                   m/k/sh,

G.J.                 viti i lindjes  1986                   m/k/sh,

E.L.                 viti i lindjes  1995                   m/k/sh dhe

E.M.               viti i lindjes  1984                   m/k/sh.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat