Arrestohet një person në Drenas për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Drenas për vjedhje të rëndë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:05
Armet

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Sot, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme e rajonit të Prishtinës, e përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ , konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore, ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku është bërë bastisja e tri lokacioneve të ndryshme si dhe arrestimi i një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në nëntor të vitit 2018 në fshatin Dobroshevc të Drenasit.

Operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:

• Një arme automatike AK 47,
• dy karikatorë,
• 23 fishekë si dhe dëshmi të tjera që mund të ndërlidhen me një rast (vjedhje e rëndë)

Personit të dyshuar:

F. M, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij po ashtu është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat