Policia jep detaje për grabitjen në Ulpianë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për grabitjen në Ulpianë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një grabitje dyshohet se ka ndodhur këto orët e vona tek marketi Maxi në lagjen Ulpianë.

Policia e Kosovës ka treguar se grabitja që ka ndodhur para pak qastesh në lagjen Ulpiana në Prishtinë është kryer nga një person i maskuara me armë të shkurtër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa personi i dyshuar ka arritur të largohet.

“Rreth orës 23 një person i maskuar dhe me armë të shkurtë ka kryer një grabitje në një market në lagjen Ulpiana, nuk ka pasur të lënduar, personi i dyshuar ka arritur të largohet, policia po e trajton rastin”, ka thënë Krasniqi. 

***

Një grabitje ka ndodhur këto orët e vona tek marketi Maxi në lagjen  Ulpianë.

Nuk dihen detaje rreth këtij rasti, policia gjendet aktualisht në vendin e ngjarjes.

Detaje të tjera publikohen së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat