Nga vrasja te arratisja nga burgu i Korçës, ekstradohet 37-vjeçari i rrezikshëm

Kronikë e zezë

Nga vrasja te arratisja nga burgu i Korçës, ekstradohet 37-vjeçari i rrezikshëm

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:31
Gëzim Toma

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Interpol Tiranë prej Greqisë. Gëzim Toma është i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Ai u arrestua falë bashkëpunimit me autoritetet policore greke më 29.11.2013, në Athinë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Arratisja-  Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut.

Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat