Një serb gjuan me armë zjarri në drejtim të disa grave në veri, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

Një serb gjuan me armë zjarri në drejtim të disa grave në veri, arrestohet nga Policia

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një serb në veri të Mitrovicës pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të disa grave të nacionalitetit boshnjak.

Policia atij i ka konfiskuar gjithashtu edhe një armë zjarri me të cilën dyshohet se është shtënë, shkruan tanjug.

Ndërkohë gjatë një bastisje në Novobërdë që është pronë e një serbi është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit.

Incidenti ka ndodhur gjatë të premtes në Mitrovicë rreth orës 14:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat