Aksident me tre të lënduar në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Aksident me tre të lënduar në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:14
Foto ilustruese

Këtë e ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, personat në fjalë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 12:10 në rr. Prishtine -Ferizaj, në dalje për Lipjan është raporuar për një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë 2 automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime por jo të natyrës së rëndë dhe janë jashtë rrezikut per jetë. Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave në trafik, në veçanti respektimin e shenjave të kufizimit të shpejtësisë, që të kemi numër më të vogël të aksidenteve rrugore”, thuhet në përgjigjen e PK’së për “Zeri.info”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat