Tri vjet e gjysmë burg për personin që shkeli për vdekje dy femra në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tri vjet e gjysmë burg për personin që shkeli për vdekje dy femra në Prishtinë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tri vjet e gjysmë burg personin me inicialet L.M, i cili vitin e kaluar shkeli për vdekje dy këmbësore në Prishtinë.

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22 tetor të viti të kaluar dhe të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga dita e sotme.

I akuzuari L.M është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B – afër “Royall Mall” në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “BMË”, kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia, në atë mënyrë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos iu dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalimin për këmbësorë, i kishte goditur këmbësoret L.A dhe F.R e si pasojë e lëndimeve të marra tani të ndjerat kishin ndërruar  jetë në QKUK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat