Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që plagosi një person

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që plagosi një person

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, rreth orës 11 ka ndaluar të dyshuarin B.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.

Gjithashtu, prokuroria sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Sipas kërkesës, i dyshuari B.M., më 4 mars 2019, ka tentuar ta privojë  nga jeta të dëmtuarin S.A., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i dyshuari me armë zjarri ka shtënë 4 herë në drejtim të të dëmtuarit, me ç’rast i njëjti është gjetur në rrugë nga një qytetare dhe është dërguar fillimisht në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë.

Gjithashtu, i dyshuari pa leje, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila iu është konfiskuar nga ana e zyrtarëve policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat