Ndodhi në Fier, aksident mes 6 automjetesh

Kronikë e zezë

Ndodhi në Fier, aksident mes 6 automjetesh

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me masiv ku janë përfshirë 6 automjete ka ndodhur në Fier.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 20:30, të kësaj mbremjeje.

Gjashtë mjete janë përshirë në aksidentin e ndodhur bulevardin kryesor të qytetit të Fierit.

Dy mjete,një Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin ndërkohë që njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin duke dëmtuar edhe 4 mjete të parkuara në anë të rrugës.

Fatmirësisht, nga ky aksident masiv, nuk ka pasur dëmtime në njerëz.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat