Plagosja në Gjilan ishte pasojë e një konflikti të mëhershëm

Kronikë e zezë

Plagosja në Gjilan ishte pasojë e një konflikti të mëhershëm

Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull shqiptar dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje me dyshimin se plagosi një shqiptar tjetër me shtetësi serbe në lagjen “Kodra e Dëshmorëve” në Gjilan.

Plagosja kishte ndodhur dje, por duket se ishte pasojë e një konflikti të mëhershëm mes palëve.

Kjo pasi policia tashmë ka dërguar në mbajtje edhe viktimën e këtij rasti, shqiptarin me shtetësi serbe, me dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” me 27 janar të këtij viti dhe lëndim i lehtë trupor të kryer me 4 mars ndaj të dyshuarit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat