Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zhdukjen e një serbi në Zubin Potok.
“Lidhur me rastin me datën 05.03.2019-19:05 njësitë patrulluese në fshatin Matica Zveçan kanë gjet veturën e braktisur të viktimës mashkull K-Serb i cili është raportuar si i zhdukur dhe sipas Forenzikës dritarja e parme ka një vrimë e cila dyshohet se është nga arma e zjarrit si dhe në ulëse vërehen njolla gjaku”, thuhet në raportin e policisë.
Personi në fjalë u raportua i zhdukur më datë 3 të këtij muaji.