Shantazhojnë një femër me foto eksplicite, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Shantazhojnë një femër me foto eksplicite, arrestohen dy të dyshuar

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:43
Ilustrim

Në dy operacione të ndara të zhvilluara dje dhe sot nga ana e njësisë rajonale për hetimin e krimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të shantazhit, ndërsa është në kërkim edhe të personit të tretë, i cili është i njohur për policinë.

Këto operacione kanë ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë pranë policisë disa ditë më parë.

Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se të dyshuarit për një periudhë të caktuar kohore duke shantazhuar  viktimën me publikimin e disa fotografive eksplicite, kanë ndikuar tek ajo që përkundër vullnetit të marrin shuma të konsiderueshme të parave.

Me këtë rast janë arrestuar S. L,  mashkull, 19-vjeç, shtetas i Kosovës dhe A. H,  mashkull, 22-vjeç, shtetas i Kosovës, të cilët me rekomandim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve.

I dyshuari i tretë, Sh. Ç,  i njohur për policinë, aktualisht është në arrati dhe polica bashkërisht me prokurorin e shtetit po koordinon veprimet e nevojshme për kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat