Policia jep detaje: Të lënduarit po trajtohen në spital, kamioni shkaktoi aksidentin në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje: Të lënduarit po trajtohen në spital, kamioni shkaktoi aksidentin në Gjilan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:53
Foto

Disa persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në qendër të qytetit.

Rastin për klankosova.tv, e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ndërsa tha se dyshohet që shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues.

”Po, fatkeqësisht ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjilan. Dyshohet se shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues”.

Ai tutje ka thënë se nuk dihen ende detajet se si erdhi deri tek përplasja e kamionit me veturat, njofton Klan Kosova.

Nga ky aksident, nuk ka të vdekur, ka konfirmuar më tej zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat