Shkon të denoncojë vjedhjen e motorit, përfundon në pranga - Bota Sot
Shkon të denoncojë vjedhjen e motorit, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Shkon të denoncojë vjedhjen e motorit, përfundon në pranga

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:54

Donald Shehu, banor i kryeqytetit, i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar atë që i ka ndodhur me Policinë e Shtetit, në Komisariatin Numër 2.

Ai njoftoi policinë dhe u paraqit në Komisariatin Numër 2 për të bërë kallëzim, por aty u përball me akuzën e vjedhjes së motorit të tij dhe u arrestua në flagrancë.

Policia i mori patentën dhe i vuri gjobë. Pas 72 orësh në arrest, materialet iu referuan Prokurorisë, ndërsa në gjykatë mori masën “detyrim paraqitjeje”.

“Unë kam ardhur këtu pranë vendit ku jemi aktualisht, në datën 31 Janar 2019, rreth orës 23:00. E kam lënë motorin këtu. Këtu pranë vendit që ndodhemi, pak metra më tutje, është një qofte që kam qenë me shokët e mi aty. Kemi qëndruar deri rreth orës 12:10 dhe jemi larguar në drejtim të Komunës së Parisit. Kemi marrë makinën e një shokut tim dhe kemi bërë xhiro me makinë. Rreth orës 01:00 të natës kam mbërritur këtu në vendin ku ndodhej motori dhe çuditërisht motori nuk ndodhej këtu. Telefonova 112-n, më thanë duhet të paraqitesh pranë Komisariatit Numër 2”, tregon denoncuesi.

Por çfarë ndodhi në Komisariatin numër 2?

“Paraqitem pranë Komisariatit Numër 2 me dy shokët e mi me të cilët ishim bashkë gjatë gjithë kohës. Aty oficerët e patrullës Shqiponja, më kanë kërkuar të ngrej këmbën e majtë deri tek gjuri. Deri tek gjuri kanë kontrolluar me dritë dhe më kanë thënë që ti ke qenë në motor, o ne lemë punën, o ti do të shkosh në burg. Në Komisariati Numër 2 jam drejtuar për të kallëzuar vjedhjen e motorit. Policia parashkruante në raport shërbimin e saj, se ka qenë Donald Shehu në motor, duke drejtuar motorin e tij. Dhe vjen Policia Rrugore, më merr patentën dhe më vendos që duhet të paraqitesh para komisionit. Më kanë mbajtur 72 orë brenda dhe me masën e sigurisë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me detyrim paraqitjen 2 herë në muaj. Policia më akuzon për kundërshtim dhe ikje të forcave të policisë dhe kallëzim i rremë”, është shprehur për mikrofonin e “Stop” denoncuesi.

Pamjet filmike, të siguruara nga vetë denoncuesi, tregojnë qartë që motorin ia vodhi dikush tjetër e se i riu nuk mund të ishte autor i vjedhjes së mjetit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...