Në Jarinjë doganierët zbulojnë një shqiptari 33 vjeçar nga Prizreni 25 kg marihuanë

Kronikë e zezë

Në Jarinjë doganierët zbulojnë një shqiptari 33 vjeçar nga Prizreni 25 kg marihuanë

Nga: F.B. Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:16
Ilustrim

Mbrëmë në një kontroll të një autobusi që udhëtonte nga Prizreni për në qytetin austriak Linc, gjatë kontrollit të kryer nga doganierët ku në një valixhe të një udhëtari janë gjetur dhe konfiskuar 25 kilogramë marihuanë.

Sipas Drejtorisë së Doganës së Serbisë, mbrëmë rreth orës 21,30 minuta kur erdhi në rend të kontrollit autobusi, që nga Prizreni udhëtonte për në Linc, në një nga bagazhet e udhëtarëve u gjet një sasi prej 25 kg marihuanë, një valixhe e mbushur plotë i pronarit shqiptar.

Pas hapjes është konstatuar se valixhja kishte 24 pako të bimës aromatike dhe ngjyrë të gjelbër të errtë, përkatësisht 25, 12 kg marihuanë.

Pronari i kësaj valixhe ishte një qytetar 33 vjeçar nga Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat