Dy të burgosur tentojnë të vetëvriten

Kronikë e zezë

Dy të burgosur tentojnë të vetëvriten

Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren brenda dy javësh dy raste tentim vetëvrasje

Mbrëmjen e së enjtes një i paraburgosur në qendrën e Paraburgimit në Prizren ka tentuar vetëvrasjen.

Në përpjekje për t’i dhënë und jetës, M.B ia kishte vënë flakën dhomës duke marrë lëndime trupore.

I njëjti është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.  

Arsyeja e këtij veprimi sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës ka qenë pakënaqësia me procesin gjyqësor ndaj tij.

“Rasti i mbrëmshëm…ka ndodhë njëri ka tentu me djeg dyshekun dhe dhomën, ka intervenu stafi, është në spital gjendja stabile…”.

E të pyetur për gjendjen e të burgosurit, Spitali në Prizren në një përgjigje më shkrim për Televizionin 7, ka thënë se ai po trajtohet për një problem tjetër.

Mësohet se, M.B .është i dyshuar për detyrim të kryerjes së marrëdhënies seksuale me një turiste angleze në qytetin e Prizrenit. Për këtë arsye, i njëjti po qëndron në paraburgim.

Por, tentim vetëvrasja e tij nuk është e vetmja që së fundmi ka ndodhur në këtë qendër.

Para dy javësh, edhe i paraburgosuri tjetër, Hysri Peqani i njohur si Burdushi, kishte tentuar të vetëvritet, në një mënyrë tjetër.

 “Njëri ka tentu me u vetëvra me carcaf, stafi ka ndërhy”.

Arsyen e këtij veprimi e tregon avokati i Peqanit, Asdren Hoxha.

“Arsyet pse ai ka ndërmarrë këtë veprim… është qe 4 muaj në paraburgim”

Hoxha thotë se ka takuar klientin e tij dhe e ka udhëzuar të mos ndërmarrë veprime të tilla, sepse kjo mund të konsiderohet si presion në procesin gjyqësor ndaj tij.

Në anën tjetër, Selmani thotë se ka sfida në punën me këtë katëgori.

“Puna në sistemin korrektues nuk është e lehtë, por mbajmë trajnime, bashkëpunojmë me insitucione tjera që këto raste t’I trajtojmë si duhet…”.

Ndërkohë në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë se gjendja e të dy të burgosurve tani është stabile.

T7 merr vesh se dy të paraburgosurit, kishin paralajmëruar se do të kryenin vetëvrasje por kjo nuk është marrë seriozisht nga autoritet e burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat