Doza kokainë në makinë, arrestohen dy persona - Bota Sot
Doza kokainë në makinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Doza kokainë në makinë, arrestohen dy persona

Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Shkodrës pasi u jaë gjetur dy doza kokainë në mjetin e tyre. Personat e arrestuar janë Arens Curri he Zef Bokaj.

Ja njoftimi i policisë:

Arrestohen 2 shtetas, sekuestrohet lëndë narkotike në mjetin e tyre.

Specialistët për Hetimin Narkotikëve  në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit A. C, banues në Shkodër dhe Z. B., banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në mjetin në të cilin udhëtonin, ju gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale e “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...