Të shtëna me armë zjarri, plagoset 32-vjeçari në Peshkopi

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri, plagoset 32-vjeçari në Peshkopi

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Peshkopisë.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale V.K, 32 vjeç, i cili  për momentin ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, autori me iniciale A.SH, 33 vjeç, dyshohet të jetë larguar menjëherë pas incidentit.

Dyshohet se konflikti të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, forcat e policisë po punojnë për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat