Atentati mafioz/ I vranë kunatin dhe shokun, “Çipurit” nuk bind gjykatën. Çfarë u vendos

Kronikë e zezë

Atentati mafioz/ I vranë kunatin dhe shokun, “Çipurit” nuk bind gjykatën. Çfarë u vendos

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:52
Foto

Gjykata e Apelit të Vlorës, ka rrëzuar kërkesën për aplikimin e një mase të butë sigurie për të mbijetuarin e vetëm të atentatit te 17 Shkurtit ne qytetin e Vlores. 

42-vjeçari, Armando Sulejmani, do te qendroje ne burg, pasi mbrojtja nuk arriti te argumentoje ankimimin dhe nuk bindi gjykaten.

Ai akuzohet per “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të së kaluarës së tij dhe precedentëve.

“Çipuri” nuk ka pranuar te japë asnjë detaj qe ndihmon hetimin. Edhe pse policia shoqeroi rreth 17 persona nuk arriti te bjere ne gjurme te autoreve.

Në vendngjarje janë gjetur 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë. Në momentin që kanë mbërritur në zonë makina e viktimave, atentatorët e kane ndjekur nga pas për disa metra dhe kur është hapur zjarr kanë ecur paralel.

Viktimat nuk kane pasur mundësi reagimi. Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë prove identifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat