Në parkingun e Aeroportit “Adem Jashari” ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë marrë lëndime trupore
Dy vetura janë përleshur me njëra-tjetrën në hapësirat e madha të aeroportit, sot rreth orës 11:00.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në parkingun e Aeroportit të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.