Tetovë: 17-vjeçari ther me thikë dy të rinj gjatë një zënke në oborrin e shkollës

Kronikë e zezë

Tetovë: 17-vjeçari ther me thikë dy të rinj gjatë një zënke në oborrin e shkollës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Dy persona janë therur me thikë nga një minoren 17-vjeçar nga fshati Veshallë e Tetovës pas një zënke e cila ndodhi dje në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë, informojnë nga SPB Tetovë.

Sipas të dhënave të policisë, zënka është denoncuar dje rreth orës 16 e 40 minuta, ndërsa sipas denoncimit në të kanë marrë pjesë një 17-vjeçar dhe K.K. (18), dy persona nga fshati Veshallë e Tetovës dhe V.M. (20), I.M. (24) nga Tetova, si dhe A.I. (19) nga fshati Saraqinë e Tetovës.

Minoreni personave V.M. dhe I.M. u ka shkaktuar plagë me thikë dhe është arratisur. Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku u është ofruar ndihmë mjekësore.

I denoncuari 17-vjeçar është gjetur, i është marrë thika dhe është privuar nga liria, ndërsa K.K. është paraqitur vetë në Stacionin Policor – Tetovë.

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, paralajmëruan nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat