I plagosuri në Gjakovë është në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

I plagosuri në Gjakovë është në gjendje të rëndë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Personi që mbeti dje i plagosur nga incidenti në fshatin Marmull të Gjakovës, është në koma.

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmë në fshatin Marmull të Gjakovës.

Media ka kuptuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo ka plagë të rëndë në ballë.

Ndërkaq, viktima Tunë Bezhi do të varroset nesër.

I dyshuari për vrasjen e Bezhit është fqinji i tij, Alfred Gjugja nga i njëjti fshat. Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Anton Nikollës, i cili është plagosur gjatë incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat