Zhduken dy vajza, njëra në Pejë dhe tjetra në Lipjan

Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza, njëra në Pejë dhe tjetra në Lipjan

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:50
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në dy raste të ndara janë raportuar dy femra të zhdukuara.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku babai ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dy ditë më parë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti tjetër ka ndodhur në Lipjan, ku nëna ka raportuar se vajza e saj e moshës së mitur me aftësi të kufizuara është larguar nga ajo dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat