Theret me thikë një 17 vjeçar

Kronikë e zezë

Theret me thikë një 17 vjeçar

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Sot rreth orës 10:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të shkollës një nxënës është therur me thikë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor te Fushë Kosovës si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të therjes me thikë  ku viktima: V. A 17 vjeç,   ka marrë plagë nga arma e ftohtë dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me këtë rast, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar: A. A, 17 vjeç   për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin në fjalë.

Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të dyja palëve.

Ndaj të dyshuarit pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor për ta dërguar më pas në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat