Kapen fidanë kontrabandë nga Serbia

Kronikë e zezë

Kapen fidanë kontrabandë nga Serbia

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një patrullë kufitare ka ndaluar një veturë në fshatin Novosellë të cilën e drejtonte një i dyshuar dhe gjatë kontrollimit në automjet janë vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 650 fidanë arra, 350 fidanë kumbulla dhe 120 fidanë boronicë.

I dyshuari nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit. Dyshohet se fidanët janë sjell përmes rrugëve alternative nga Republika  e Serbisë duke iu shmangur taksave doganore. Me urdhër të prokurorit, automjeti me mallin e dyshuar dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat