Detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në Vitomiricë të Pejës

Kronikë e zezë

Detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në Vitomiricë të Pejës

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës raporton se aksidenti në Vitomiricë ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën Pejë- Istog më saktësisht në dalje të fshatit.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VË’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka  konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”.

“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Policia.

***

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga aksidenti në dalje të Pejës, përkatësisht në fshatin Vitomiricë.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj, në një prononcim të shkurtër, ka thënë se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

Aksidenti në Vitomiricë ka ndodhur në mesditën e sotme kur dy vetura janë përplasur njëra me tjetrën. 

***

Peja është tronditur në mesditën e sotme nga një aksident.

Dy vetura janë përplasur në dalje të Pejës, përkatësisht në fshatim Vitomiricë.

Nga aksidenti dyshohet se ka mbetur i vdekur një person, ndërsa janë në gjendje të rëndë dy persona të tjerë.

Image
Image

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vitomiricë të Pejës. Një veturë e tipit Pick Up është ndeshur me një veturë të tipit Mercedes.

Dyshohet se nga aksidenti ka mbetur një person i vdekur ndërsa dy të tjerë janë të lënduar rëndë.

Policinë e Pejës të cilët nuk kanë pranuar të flasin për media pasi që njësitet janë ende në terren.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat