Bashkëshorti e përzuri gruan dhe fëmijët, pastaj ia vë flakën shtëpisë!

Kronikë e zezë

Bashkëshorti e përzuri gruan dhe fëmijët, pastaj ia vë flakën shtëpisë!

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Policia njofton se dje pasdite në Suharekë një grua ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rast ishte djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.

Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe shuar. Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat