Plagoset një person në Prizren

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Prizren

Më: 17 mars 2019 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Policia raporton se në sheshin “Ataturk” në Prizren i dyshuari për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës të cilin e plagos në pjesën e epërme të këmbës.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat