Një person nga fshati Raushiq i Pejës ka raportuar në Polici se derisa ishte në treg tre të dyshuar të panjohur në bashkëveprim ia kanë vjedhur portofolin.
Viktima me të vërejtur të dyshuarit dhe i ndihmuar nga disa persona në treg ka arritur ta ndal njërin person të dyshuarin, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë arritur të largohen. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.