Kapet në flagrancë ‘skifteri’ në Sarandë

Kronikë e zezë

Kapet në flagrancë ‘skifteri’ në Sarandë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Është arrestuar në flagrancë për vjedhje të një banese shtesasi F.A  44 vjeç banues në Sarandë.

Ai është kapur duke vjedhur banesën e shtetasit Th.K.

Sipas hetimeve të para mendohet se i dyshuari është dhe autor i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Sarandës.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale të vjedhjes.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit F.A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit Th.K..

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi i arrestuar  është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera ndodhur në Sarandë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat