Aksident i shumëfishtë, bllokohet rruga për shkak të përplasjes së disa makinave

Kronikë e zezë

Aksident i shumëfishtë, bllokohet rruga për shkak të përplasjes së disa makinave

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa makina janë përplasur këtë pasdite në aksin rrugor ish-Kombinati Metalurgjik-Elbasan.

Fillimisht u përplas një makinë e vogël me një kamionçinë.

Më pas, në ngjarje u përfshinë edhe disa makina të tjera duke krijuar kaos në rrugë.

Për pasojë trafiku është i bllokuar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Janë të paqarta shkaqet e aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat