Arrestohet pasi që feston më armë

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi që feston më armë

Nga: Z.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Sipas raportit të policisë një person është arrestuar dje në Prishtinë, i cili në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri, përcjell “bota sot”.

Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë e gjuetisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Lec Gradica’ ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat