Dy raste në Prishtinë, fëmijet sulmojn prindërit, arrestohen

Kronikë e zezë

Dy raste në Prishtinë, fëmijet sulmojn prindërit, arrestohen

Nga: Z.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Sipas raportit të policisë ka raportuar për dy raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë, përcjell “Bota sot”.
Fëmijet kanë kanosur ose sulmuar fizikisht prindërit e tyre.

“Në rastin e parë, viktima mashkull ka raportuar se në shtëpinë e tij ishte sulmuar fizikisht dhe kanosë nga djali i tij”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas viktimës, djali i tij, është përdorues i substancave narkotike dhe paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton.

Nga policia është kërkuar i dyshuari, por ende ndodhet në arrati.

“Në rastin e dytë, është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij”, thuhet në raport

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat