Aksident në Mitrovicë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Mitrovicë, një i lënduar

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:48
Ilustrim

Rreth orës 16:00 në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur motoçiklisti i lënduar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe më pas është liruar

Lajmin e ka konfirmuar, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat