“Eskorta” shqiptare në Athinë, goditet rrjeti

Kronikë e zezë

“Eskorta” shqiptare në Athinë, goditet rrjeti

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:00
Foto Ilustrim

Një rrjet prostitucioni që shfrytëzonte vajza të moshës 20-vjeçare, kryesisht si eskortë në kryeqytetin grek Athinë, është shkatërruar nga policia helene.

Në pranga kanë përfunduar 14 persona. Të gjithë ishin angazhuar në rekrutimin e vajzave të reja në bare dhe klube nate në pjesë të ndryshme të Athinës, duke iu thënë se do të punësoheshin si shoqëruese duke i fotografuar ato në mjedise luksoze.

Gazeta “Kathimerini” raporton se hetuesit zotërojnë prova për 45 femra që kanë punuar për bandën vetëm në tre muajt e fundit, duke kryer një mesatare prej 30 “takimesh” në ditë me një tarifë minimale prej 130 eurosh.

Më pak se gjysma e kësaj tarife iu dha grave të shfrytëzuara. Policia greke thekson se shumica e femrave që punonin për bandën ishin të motivuara për shkak të varfërisë, duke u joshur për një jetë luksoze kundrejt shpërblimit monetar, raporton Gazeta Shqip.

Për më shumë se tre vjet, grupi ka rekrutuar vajza nga Rusia, Rumania, Shqipëria, etj. Takimet me klientët liheshin kryesisht nëpërmjet internetit.

Në mesin e viktimave të tutorëve përveç femrave janë edhe meshkuj, kryesisht studentë. Pas hetimeve të nisura, policia greke ka vënë nën vëzhgim grupin. Më 14 mars është dokumentuar takimi i fundit i një studenteje në një nga hotelet në Atika.

Ishte pikërisht ky moment që çoi në arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal. Në pranga përfundoi edhe kreu i grupit dhe tre njerëzit që kishin rolin kryesor në gjetjen dhe rekrutimin e vajzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat