Për 24 orë në Kosovë u shqiptuan 1 mijë e 326 tiketa trafiku

Kronikë e zezë

Për 24 orë në Kosovë u shqiptuan 1 mijë e 326 tiketa trafiku

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëshit të fundit, në vend janë shqiptuar 1 mijë e 326 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 20 persona.

Gjatë ditës së martë, në Kosovë kanë ndodhur 23 aksidente në komunikacion, ku 13 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar.

Nëpër rrugët e vendit, policia ka shqiptuar 1 mijë e 326 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme.

Image

Në mbajtje janë dërguar 11 persona, ndërkaq 4 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, bën të ditur policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat