Arrestohen tre persona në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Podujevë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka arrestuar sot rreth orës 06:00 tre persona në fshatrat Dobrarin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Me synim, identifikimin e vendndodhjes si dhe kapjen e të dyshuarve për veprimtari kriminale të kërkuar nga ana e Gjykatës Themelore, strukturat e menaxhimeve operacionale dhe atyre hetimore,  gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2019, kanë organizuar aktivitete e tyre me fokus të veçantë arrestimin e të dyshuarve të kërkuar me urdhëresa të gjykatës.

Personat e arrestuar janë K. B.,  mashkull, shtetas i Kosovës, i kërkuar për  dy vepra penale  ngacmim dhe lëndim trupor, E. J., mashkull, shtetas i Kosovës, i kërkuar për veprën penale  dhënie ryshfeti dhe G. I., mashkull, shtetas i Kosovës, i kërkuar për veprën penale lëndim trupor.

Që nga janari 2019 e deri më sot Policia Rajonale e Prishtinës ka realizuar  1720  urdhëresa të lëshuara nga gjykata,  ku janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë proceduar më tej, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat