Përplaset autobusi me makinën, humb jetën gruaja, plagoset burri

Kronikë e zezë

Përplaset autobusi me makinën, humb jetën gruaja, plagoset burri

Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë.

Mësohet se një autobus ka përplasur një makinë tip ‘Volkswagen’ me të cilën udhëtonin një çift bashkëshortësh në aksin Tepelenë-Krahës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen gruaja, ndërsa burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se autobusi me targa të Elbasanit, ishte nisur drejt Sarandës teksa në rrethana të paqarta, u përplas me mjetin.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat