I humb paratë, inskenon grabitjen në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

I humb paratë, inskenon grabitjen në shtëpinë e tij

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin A. H . ) 39 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij ditë më parë.

I dyshuari A.H.  më 21 mars kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur ia kanë vjedhur 21 mijë e 700 euro dhe 500 franga zvicerane.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si   dhe  pranimin në tërësi të inskenimit të rastit  nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat