Tre të lënduar pas aksidentit në Livoç të Gjilanit

Kronikë e zezë

Tre të lënduar pas aksidentit në Livoç të Gjilanit

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Livoç të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se të tre personat e lënduar në këtë aksident kanë marrë lëndime të lehta dhe të njëjtit janë dërguar në spital për trajtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat