E rëndët/ Nëna e 3 fëmijëve var veten, telefonon policinë: Kujdesuni për fëmijët e mi - Bota Sot
E rëndët/ Nëna e 3 fëmijëve var veten, telefonon policinë: Kujdesuni për fëmijët e mi

Kronikë e zezë

E rëndët/ Nëna e 3 fëmijëve var veten, telefonon policinë: Kujdesuni për fëmijët e mi

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:46
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat.

Një 41-vjeçare nëna e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u varur në litar në një kasolle.

Vetëm 15 minuta para se të krytente vetëvrasjen ajo ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të kujdeseshin për fëmijët.

Ngjarja e rëndë ka dodhur në fshatin Molishit të rethit te Beratit.

Patrrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera.

Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...