Arrestohet shtetasi serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Policia e Kosovës, mbrëmë në ora 19:40 në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut ka arrestuar një shtetas të Serbisë.

Siç bën të ditur Policia, njësiti patrullues ka ndaluar të dyshuarin mashkull serb shtetas të Serbisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat