Bukëpjekësi publikon videon e hajnit: Porositi 15 byrekë, por ...

Kronikë e zezë

Bukëpjekësi publikon videon e hajnit: Porositi 15 byrekë, por ...

Nga: D. B Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:30
Pamje nga videoja

Një person rreth të 50-tave mbrëmë rreth orës 18:36 në rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ka hyrë në furrën “Prushi”,  për t`i blerë 15 byrekë.

Mirëpo, qëllimi i tij, nuk ishin byrekët. Ai shfrytëzoi rastin, derisa bukëpjekësi ishte brenda furrës, për t`i vjedhur paratë nga arka që ishte e hapur.

Bukëpjekësi, duke pasur besim tek njeriu në moshë madhore, kishte hyrë për t’ia përgatitur byrekët personit që shihet në video.

Ndërsa, ky i fundit, nuk priti t`i marrë byrekët, por, vodhi paratë e imta në vlerë rreth 40 eurove dhe iku.

Bukëpjekësi ka thënë se videon që e posedon do t`ia dorëzojë edhe policisë së Kosovës, për t`i bërë hetimet e mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat