Vidhen para e ari në dy shtëpi

Kronikë e zezë

Vidhen para e ari në dy shtëpi

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Në dy raste të ndara Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhje të rënda në dy shtëpi.

Rasti i parë ka ndodhur në Ferizaj, ku ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur tri arka në të cilat kishte para dhe stoli ari me vlere të konsiderueshme.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Suharekë, ku  një person ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur para në vlerë të konsiderueshme stoli ari dhe një pistoletë, të cilën e posedonte me leje valide.

Të dy rastet janë duke u hetuar dhe kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat