Vidhen rreth 65 mijë euro dhe ari në vlerë 20 mijë euro në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vidhen rreth 65 mijë euro dhe ari në vlerë 20 mijë euro në Ferizaj

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Mbrëmë në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajt, ndërkaq, raportohet se janë vjedhur 44 mijë euro e 25 mijë franga zvicerane dhe ari në vlerë 20 mijë euro.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ndërkaq ka bërë të ditur se ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat