Arrestohen dy persona për sulm fizik dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për sulm fizik dhe armëmbajtje pa leje

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:28
Ilustrim

Ata dyshohet të kenë sulmuar një person duke i shkaktuar lëndime fizike, si pasojë e të cilave ka kërkuar tretman mjekësor.

Nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet se dy të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje për çështje pronësore, kanë sulmuar viktimën mashkull shqiptar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë edhe veprime të zgjeruara hetimore, ku është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat